Si i shpenzoi 236 milionë lekë Bashkia Dropull gjatë muajit dhjetor 2015

JORGUCATBashkia Dropull e ka mbyllur vitin 2015 me 236 milionë lekë të vjetra shpenzime, vetëm në muajin dhjetor.

Sipas të dhënave nga Thesari i Shtetit, kjo bashki në muajin e fundit të vitit të kaluar ka kryer në total 76 transaksione të ndryshme.

Transaksioni me vlerë më të madhe, prej 26 milionë lekë të vjetra, thuhet se është “pagesë paaftësie dhe ndihme ekonomike”.

Me 23 milionë lekë të vjetra është paguar kompania “TEA-D”, për ndërtimin e “masava mbrojtëse të urës së fshatit Likomil”.

15 milionë lekë të vjetra i janë dhënë kompanisë “Savrikal”, për “ndërtim i depove të ujit Llongo-Krioner”.

14 milionë lekë të vjetra i janë dhënë kompanisë “Nika” për “ndërtimin e rrugës në fshatin Kërë”.

Për të parë të parë me detaje gjithë transaksionet e tjera, klikoni më poshtë sipër fotove./LibohovaOnline.com

dropull 01dropull 02dropull 03dropull 04