Si po degradon Ura Kordhocës në Gjirokastër (VIDEO)
Ura e Kordhocës në Gjirokastër, e shpallur si monument kulture 40 vjet më parë, po shkon drejt degradimit të plotë. Kjo urë shtrihet në pjesën e poshtme të Lazaratit dhe konsiderohet si një ndër objektet e rralla të arkitekturës të shekullit 19.
Dhjetë vjet më parë, qeveria akordoi 6 milionë lekë për të përforcuar themelet dhe ky ka qenë i vetmi financim në 27 vitet e fundit. Banorët e zonës apelojnë për gjendjen e kësaj ure.
Nga ana tjetër kreu i DRKK në Gjirokastër Albert Kasi, për Report TV, shprehet se është kërkuar ardhja e specialistëve nga IMK për të analizuar situatën dhe ndërhyrë në object
“ Ajo është shumë e vjetër, është e pariparuar në bazat posht. Duhet ti bëhet një kontroll nga specialistët, me ata që merren me këtë punë, se çfarë dëme mund ti bëhet asaj. Vetëm këtë urë kemi”, thotë Petref Murataj banor i Lazaratit, bari.
Nga ana tjetër drejtori i trashëgimisë në Gjirokastër Albert Kasi është shrehur për për Report TV se duhet kërkuar ardhja e specialistëve nga Instituti i Monumenteve të Kulturës
“Kemi hasur një problematik në të dyja këmbët e urës. Kemi parë një gjë interesante që themelet e urës kanë bërë pilota druri lisi. Për shkak se atje janë marrë edhe inerte e zhavorrishte nga njerëz të papërgjegjshëm do të thoja, është krijuar një situatë kur lumi del nga shtrati, ku aty krijohet një vorbull dhe ka grryer një pjesë të vogël të një prej këmbëve të urës. Sot do të duhet merren masa urgjente. Ne kemi shkuar në vend gjatë një procesi monitorimi të rutin. I kemi bërë një relacion Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve sepse presim një ekspert, si të thuash një ndërhyrje më të specializuar se si do të veprohet”, u shpreh për Report TV Albert Kasi drejtor i DRKK Gjirokastër.
Ura e Kordhocës prej kohësh ka mundësuar lidhjen e fshatit Lazarat me tokat bujqësore që ndodhen në luginë. Gjatësia e kësaj ure është mbi 20 metra dhe e lartë në zonën bazike mbi 7 metra.