Si po transformohet ditë pas dite qendra e Libohovës (FOTO)

Prej vjeshtës së vitit të kaluar në Libohovë ka nisur investimi në qendrën e qytetit. Projekti me vlerë rreth 140 milionë lekë financohet nga qeveria në kuadër të programit ‘Rilindja Urbane’. Punimet po vijojnë me ritëm të lartë dhe parashikimet janë që të përfundojnë brenda kësaj vere. Siç shihet në fotot më poshtë, tashmë qendra e Libohovës po merr një pamje krejt tjetër. Ky është investimi më i madh që Libohova ka përfituar ndonjëherë.