Si të fitoni punë mësues, testimi më 17 janar

mesuesitRikthehet portali “Më- sues për Shqipërinë” për të gjithë mësuesit që duan të punësohen në një nga vendet që do të hapen në arsim. Ministria e arsimit ka caktuar datën 21 janar të vitit 2017 për zhvillimin e provimit që bën të mundur rankimin e të gjithë mësuesve në një portal, për të përzgjedhur më pas më të mirët. Aplikimi për testim edhe këtë vit do të kryhet online në fillim të muajit dhjetor nga data 11-16, por më herët kandidatët duhet të kenë dorëzuar dosjet.

Ky proces tashmë ka nisur, ndërsa pranimi i dosjeve do të bëhet deri më 23 nëntor. Brenda nëntorit, kandidatët do të njihen me programet orientuese të provimit që do të zhvillohet për 2 orë e gjysmë, nga 10:00-12:30 të datës 21 janar. Për Ministrinë e Arsimit, “Mësues për Shqipërinë” ka rezultuar një formulë e suksesshme, ndaj edhe po shikon mundësinë që të mos ngelet vetëm në udhëzim, por të futet si akt nënligjor.