Si të përfitoni kompensimin e energjisë elektrike, ja dokumentet dhe procedurat

energjia-620x310Përmes një udhëzimi të përbashkët të tre ministrive, Financave, asaj të Energjetikës dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, janë përcaktuar dhe procedurat se si do të kompensohen shtresat në nevojë pas heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KwH në muaj.

Udhëzimi

Sipas këtij udhëzimi, fatura e energjisë elektrike për përfituesit e këtij kompensimi do të jetë e njëjtë me faturën e konsumatorëve që nuk e përfitojnë këtë kompensim dhe vlera e saj do të shprehet me

çmimin e ri të energjisë elektrike. Kompensimi për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si rezultat i heqjes së fashës deri në 300 Kwh bëhet vetëm për një kontratë të energjisë elektrike dhe vetëm për një prej kategorive përfituese. Udhëzimi përcakton procedura të veçantë për çdo kategori përfituese.

Për familjet në nevojë

Një nga kategoritë me numrin më të madh të përfituesve është ajo e familjeve në nevojë. Kështu, do të përfitojnë kompensim familjet, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, familjet, që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të verbër dhe paraplegjikët e tetraplegjikët. Për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, administratori shoqëror i njësisë së qeverisjes vendore harton listën emërore të personave që përfitojnë këtë kompensim. Për përfitimin e këtij kompensimi, aplikuesi së

bashku me deklaratën, duhet të paraqesë pranë administratorit shoqëror: a) fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit; b) certifikatën familjare; c) fotokopje të librezës së energjisë elektrike që

vërteton se nuk ka detyrime të papaguara. Familjet, që kanë në përbërje anëtarë me

aftësi të kufizuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të

punësuar ose të vetëpunësuar së bashku me deklaratën, duhet të paraqesin pranë administratorit shoqëror: a) fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit; b) certifikatën familjare që vërteton se personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar; c) për anëtarët madhorë të familjes vërtetimin

nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë; d) fotokopje të librezës së energjisë elektrike

që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

Personat me aftësi të kufizuar

Të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët së bashku me deklaratën duhet të paraqesin pranë administratorit shoqëror: a) fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit; b) certifikatën familjare; c) fotokopje të librezës së lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose fotokopjen e vendimit të KMCAP-it / KMPV; e) fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

Lista e hartuar nga administratori shoqëror miratohet nga Këshilli i Njësisë së Qeverisjes Vendore. Zyra e Financës e Njësisë së Qeverisjes Vendore do të pasqyrojë pagesën e kompensimit për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në një kolonë të veçantë krahas asaj të ndihmës ekonomike. Në rastet kur kompensimin e përfiton direkt personi me aftësi të kufizuar, pagesa do të pasqyrohet në një kolonë të veçantë në pagesën e kësaj kategorie.

Në rastet kur kompensimin e përfiton direkt personi me aftësi të kufizuar, pagesa pasqyrohet në një kolonë të veçantë në pagesën e kësaj kategorie. Në udhëzim përcaktohet se njësitë e qeverisjes vendore paraqesin kërkesat për fonde në Zyrat Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të cilat pasi bëjnë verifikimet e nevojshme i dërgojnë këto kërkesa në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror. Procedurat e mëtejshme janë të njëjta me ato që zbatohen për fondet e ndihmës e ekonomike apo fondet për pagesat e aftësisë së kufizuar.

Dokumentet që duhet të dorëzojnë pensionistët për të përfituar kompensim

Më të fituarit do të jenë pensionistët të cilët do të mund që t’i shpëtojnë heqjes së fashës së konsumit deri në 300 KwH. Lista emërore e pensionistëve kryefamiljarë që përfitojnë pension pleqërie ose pension invaliditeti që përfitojnë kompensimin e çmimit të energjisë elektrike për shkak të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 KwH, do të përcaktohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe strukturat rajonale në varësi të tij, bazuar në deklaratën personale të përfituesit, sipas modelit bashkëlidhur. Së bashku me deklaratën, kryefamiljari pensionist ose invalid duhet të paraqesë pranë agjencive lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit: a) fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit; b) certifikatën familjare për invalidët; c) për anëtarët madhorë të familjes vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë. d) fotokopjen e librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore  bazuar në listat e përfituesve harton pasqyrat përmbledhëse të kompensimeve, të detajuar sipas muajve për çdo drejtori rajonale në bazë qarqesh dhe paraqet kërkesën për fonde për  financimin e pagesave pranë Ministrisë së Mirëqenies dhe Rinisë.

Kompensimi për pensionistët ose invalidët realizohet nga qendra e pagesës së pensioneve sipas gjenerimeve në portalin informatik të pagesave të pensioneve ose mbi bazën e urdhërpagesës së listuar, e cila përgatitet nga strukturat rajonale të ISSH-së. Dokumentimi i pagesës faktike të kompensimit bëhet në një listë pagesë të veçantë, e cila nënshkruhet nga përfituesi në emër të tij dhe nga qendra paguese/Posta Shqiptare sh.a.

Afatet e kompensimit

Kompensimi i diferencës së çmimit të energjisë elektrike ka filluar nga data 1.2.2015 dhe i përgjigjet energjisë elektrike të shpenzuar nga data 1.1.2015. “Me qëllim që gjenerimi dhe pagesa e kompensimeve në favor të përfituesve të kryhet pa krijuar shqetësime, fillimisht nga ISSH-ja, si dokumente që përcaktojnë të drejtën e përfitimit janë të vlefshme ato dokumente të cilat shërbejnë për dhënien e kompensimit sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 565, datë 9.8.2006 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, nga rritja e çmimit të energjisë elektrike”. Rideklarimi për efekt të përfitimit të kompensimit sipas VKM nr. 8/2015 dhe vlerësimi i kushteve për vazhdimin e kompensimit do të bëhet brenda tre muajve nga fillimi i pagesave, duke bërë edhe sistemimin e efekteve financiare në  rast të përfitimeve të padrejta”, thuhet në udhëzim. Përfituesit e rinj do të kualifikohen për përfitim vetëm pas deklarimit dhe dorëzimit të dokumenteve . Edhe në këto raste, e drejta e përfitimit të kompensimit fillon nga data 1.2.2015, por me kushtin që deklarimi të jetë bërë brenda datës 27.4.2015. Në raste të tjera e drejta e kompensimit do të fillojë nga muaji që bëhet deklarimi dhe dorëzohen dokumentet.

 

Kryefamiljarët punonjës buxhetorë 

Kryefamiljarët që janë punonjës buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë në muaj. Përcaktimi i përfituesve do të bëhet nga institucionet përkatëse buxhetore ku përfituesit marrin pagën bruto nën 35 mijë lekë. Në fillim të procesit të përcaktimit të përfituesve dhe sa herë që ndryshojnë kushtet për përfitim, personat përfitues të këtij kompensimi së bashku me deklaratën personale duhet të paraqesin pranë strukturës përkatëse të burimeve njerëzore: a) fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit; b) certifikatën familjare që vërteton se punonjësi buxhetor është kryefamiljar; c) për anëtarët madhorë të familjes vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë; d) fotokopjen e librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara. Institucionet buxhetore për punonjësit në institucionet buxhetore japin dhe përballojnë kompensimin për punonjësit e tyre dhe i përballojnë nga fondet buxhetore të miratuara për institucionin e tyre./Dita