Sinjalistika rrugore, shefi i Qarkullimit i bën thirrje Bashkisë Libohovë e Dropull të marrin masat

 Sinjalistika rrugore, shefi i Qarkullimit i bën thirrje Bashkisë Libohovë e Dropull të marrin masat

Libohove1Shefi i Qarkullimit Rrugor në Gjirokastër, Gazmend Shehu i bën thirrje Bashkisë Libohovë dhe Bashkisë Dropull, që të vendosin sinjalistikën e duhur rrugore në zonat e tyre.

Duke folur për televizionin Channel 7 ai ka thënë se mungesa e kësaj sinjalistike është kthyer në burim aksidenti shpesh herë, prandaj duhen marrë masat e duhura.

Sa i përket Bashkisë Gjirokastër, sipas tij gjendja paraqitet më e mirë, megjithatë ka rrugë ku mungojnë tabelat orientuese. Vitin e kaluar në qarkun e Gjirokastrës humbën jetën 8 persona nga aksidentet rrugore.

/Libohova Online/

Libohova Online