Sistemimi i Drinos në Gjirokastër, do të shmangen përmbytjet në zonat pranë

lumi-drino-gjirokaster-3-shtator-2010Rehabilitimi përfundimtar i lumit Drino në Gjirokastër, do të zhdukë problemin e përmbytjes së zonave përreth, kryesisht toka bujqësore dhe rrugë. Punimet për zgjerimin e shtratit të Drinos që vijojnë prej më shumë se një viti janë realizuar fal një fondi prej 79.7 milionë lekësh të reja.

Përmbyllja e fazës së tretë të ndërtimit të shtratit të lumit Drino në Gjirokastër, që pritet të kryhet me nisjen e vitit të ardhshëm, pritet të shmangë përmbytjet e shpeshta gjatë dimrit në zonat përreth tij.

Me një fond prej 79.7, milionë lekë, punimet do të përqëndrohen në sistemimin dhe rinovimin e kanaleve kulluese të Drinos.

Gjatë 2015-s janë kërkuar fonde qeveritare edhe për të ndërhyrë në tregun e ri të Gjirokastrës, një zonë që përmbytet shpesh në periudha reshjesh për shkak të amortizimit të kanalizimeve./ora news