Situata në rrugë nga moti i keq, tre pika në qarkun e Gjirokastrës ku duhet të bëni kujdes

Tre pika konisderohen të rrezikshme dhe të vështira për qarkullimin e mjeteve në akset nacionale të qarkut Gjirokastër, si pasojë e motit të keq të ditëve të fundit.

Së pari është rruga pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë, së dyti është Gryka e Këlcyrës dhe së treti Qafa e Muzinës.

Këto zona po mbahen në monitorim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke hedhur vazhdimisht skorje dhe kripë.

Fatmirësisht deri më tani nuk është shënuar ndonjë aksident në këto akse. Moti i keq sipas sinoptikanëve do të vazhdojë deri më datën 20 janar.