Situatë apokaliptike në Gjirokastër, rrugë të shkatërruara dhe një pallat që rrezikon shembjen (FOTO)

Ky është pallati 8 katësh që rrezikon shembjen në lagjen ‘Kodra e Shtufit’. Siç shihet në fotot që sjell Libohova Online pirgjet me baltë kanë depërtuar deri në apartamentet e katit të dytë. 24 familjet janë evakuuar që prej mbrëmjes së djeshme. Ndërkohë dëmtimi i rrugës është i frikshëm. Të kujton tërmetet që shpesh i shohim të ndodhin në vende të tjera jashtë Shqipërisë. Veç pallatit në rrezik janë edhe tre ndërtesa të tjera të banuara. Bashkia Gjirokastër i ka bërë kërkesë Drejtorisë së Emergjencave Civile që të vijnë të vlerësojnë situatën. Fotot flasin më shumë se çdo fjalë tjetër.