Skandal në Bashkinë Gjirokastër/ Zamira Rami mban në punë një punonjës me diplomë të falsifikuar (VIDEO)

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim, sipas të cilit, punonjësi i bashkisë së Gjirokastrës, Rigels Malile, ka diplomë të falsifikuar në degën e gazetarisë në Fakultetin Filologjik të Tiranës.

Drejtoresha e burimeve njerëzore në këtë bashki, Anduela Caca, thotë, se Malile është i punësuar pranë Agjensisë së Kulturës, Turizmit, Trashëgimisë dhe Sportit, në pozicionin e specialistit të marrëdhënieve me publikun.

Në Agjensinë në fjalë nuk japin shpjegime, por emisioni “Stop” ka siguruar motivin e largimit të Rigels Maliles nga puna paraardhëse, për shkak të diplomës false. Aktualisht ky emision ka bërë një kërkesë për të parë dosjen e plotë të Maliles, i cili ka qenë edhe zëdhënës i klubit Luftëtari.