Skandali me Gjykatën e Gjirokastrës, dënon Kristaq Thimion me 3 mijë lekë gjobë për një USB, ‘harron’ abuzimin me 5 mijë litra naftë
Pas rastit të Guximtar Boçit, Gjykata e Gjirokastrës përfshihet në një tjetër skandal, për shkak të një vendimi ndaj Kristaq Thimios, kreu i Inspektoriatit Shtetëtor të Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër. Po çfarë ka ndodhur konkretisht me Kristaq Thimion?
Emisioni investigativ ‘Stop’ risolli në vëmendje sonte në mbrëmje një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, që e dënonte Thimion me gjobë 30 mijë lekë të vjetra, për shkak të një USB-je që i përkiste institucionit që ai drejtonte.
Ndërkohë përveç USB-së, Kristaq Thimio akuzohej edhe për abuzimin me 5 mijë litra naftë, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 6 milionë lekësh. Por Gjykata e ka dënuar vetëm për humbjen e USB-së së institucionit që drejtonte Thimio, jo për abuzimin me naftën. Aktualisht çështja është në Gjykatën e Apelit.
Skandali i dytë i lidhur me Kristaq Thimion, ka të bëjë me ish eprorin e tij në Ministrinë e Mjedisit, Bardhyl Agasin, i cili drejtonte Inspektoriatin Shtetëtor të Mjedisit dhe Pyjeve. Agasi u shkarkua nga ministri Blendi Klosi më datë 13 shtator 2017.
Çuditërisht një ditë më vonë, ndonëse i shkarkuar nga ministri, Ergys Agasi rikthen në detyrë Kristaq Thimion si kreu i Inspektoriatit Shtetëtor të Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër.
/ArgjiroLajm.net/