Skandali në spitalin e Gjirokastrës, zhduket kartela e një qytetari të dhunuar për të penguar hetimet (VIDEO)
Dashamir Late, një qytetar nga Gjirokastra ankohet në “Stop”, se është dhunuar nga një person dhe i është drejtuar urgjencës së spitalit të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.
Late ka hapur kartelë në spital e më pas edhe një cështje gjyqësore ndaj dhunuesit.Por kur i duhet kartela mjekësore, për arsye të gjyqit, ajo ishte zhdukur…
Drejtori i spitalit të Gjirokastrës Përparim Muco thotë, se ka dijeni për humbjen e kartelës dhe sipas tij përgjegjësi duhet të mbajë përgjegjësi.Nëndrejtori, Roland Karalli dhe kryeinfermierja Mimoza Llambaniti shpjegojnë, se rasti i Dashamir Lates është regjistruar dhe të gjitha regjistrimet ruhen në kartotekë.
Por as punonjësi i kartotekës, Gentian Balili dhe as mjeku që kreu vizitën,Shkëlqim Tosuni, nuk japin sqarime për zhdukjen e kartelës, që mban peng procesin gjyqësor.