Skandali/ Policia e Gjirokastrës si eskortë private shoqërimi për biznesmenin që grabiti vëllain (VIDEO)

Pak kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e grabitjes së 30 milionë dhrahmive të të ndjerit Hajro Buzheri nga vëllai i tij, Islam Buzheri. Ky i fundit pranoi, që i kishte marrë këto para dhe me paratë e grabitura hapi një biznes privat në Kardhiq të Gjirokastrës të quajtur GJIBU dhe një tjetër në emër të gruas, të quajtur Kovi Al, përmes të cilit bënte kalimin e parave.

Mbrëmjen e djeshme “STOP” raportoi se Islam Buzheri përdor edhe policinë e Gjirokastrës, për të mbrojtur biznesin e ngritur me paratë e nipërve. Ai udhëton me makinën e policisë, me të cilën shoqëron edhe nipërit në rajon.

Emisioni “STOP”ka ndjekuR nga afër momentin kur policia shkon per t’i shoqëruar në komisariat. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme./ Tv Klan