SKANDALI/ Tavo urdhëron tërheqjen e Ansamblit të Dropullit nga koncerti në Sheshin Skënderbej

Inagurimi i sheshit të ri Skënderbej, një ngjarje e cila duhet t’i bashkonte shqiptarët është bërë pjesë e një skenë aspak të hijshme. Koncertit inagurues, ku ishin parashikuar pjesë nga folklori I të gjitha trevave shqiptare ndjeu mungesën e Dropullit, të cilëve i’u është urdhëruar tërheqja nga deputeti i LSI, Vangjel Tavo.

Burime të afërta me këtë grup rrefejnë se Antonis Tunis, drejtuesi i këtij ansambli është tërhequr pas një tëlefonate të Vangjel Tavos, duke dashur te ndezë një frymë përçarëse etnike vetëm për arsye elektorale.

Siç mund të shihet edhe më poshtë, z. Tunis ka marrëdhenie mjaft të afërta si me presidentin Ilir Meta ashtu edhe me deputetin Tavo. Ndaj, arsyeja publike se kinse u tërhoqën për shkak të pjesëmarrjes së grupeve nga Çamëria nuk qëndron, pasi LSI dhe PDIU janë tanimë në ‘një muaj mjalti’.

Kjo nuk është hera e parë që partitë politike luajnë rrezikshëm me përkatësitë etnike vetëm për përfitime elektorale, shpesh herë duke tensionuar edhe marrëdhëniet ndërshtetërore.