Skandali/ U ble 35 milion euro nga Bayern, por dyshohet se nuk është 18 vjeç

103030240-0febf1f8-d7f4-42e7-859a-902db5460a8fRenato Sanches është një nga yjet e këtij Europiani dhe një nga talentet e shumtë të futbollit ndërkombëtar të Bayern Munich. Bavarezët sapo e blenë nga Benfica për 35 milion euro plus 45 milion të tjerë bonos duke e bërë një nga blerjet më të ëmdha të klubit për një 18-vjeçar. Por mbi të riun Renato Sanches janë hedhur dyshime ditët e fundit. Sih-trajneri francez Guy Roux një nga legjendat e futbollit francez që për më shumë se 40 vjet ka drejtuar Auxerre duke nxjerrë lojtarë të kalibrit si Cantona, Ëest, Mexes dhe Sagna.

“Ai thotë se është 18 vjeç, por duhet të shihni të kaluarën e tij”– ka thënë tekniku për “Dolce Sport”. Data e tij e lindjes është regjistruar shumë vite më vonë dhe për këtë unë mendoj se ajo nuk është e saktë. Mund t’ju siguroj se ai është 23 apo 24 vjeç”.

Zyrtarisht data e lindjes e Renato Sanches është 18 gusht 1997 në Lisbonë megjithëse origjinën e ka nga Bregu i Fildishtë. Ajo që dihet me siguri është se djali është rregjistruar në kryeqytetin portugez kur ishte 5 vjeç për shkak të divorcit të prindërve. Kjo nuk është hera e parë që hidhen dyshime për moshën e tij. /