Skema e re e OSHEE-së për ata që nuk paguajnë dritat

largea_energji1380119274-645x356Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka prezantuar një skemë të re lehtësuese për debitorët familjarë. Kjo skemë lehtësuese do të përfshijë të gjithë ata abonentë familjarë që rezultojnë debitorë deri në datë 31Dhjetor 2014. Qytetarëve do u ofrohen aktmarrëveshje të reja që kanë kushte më të forta se kontratat e nëshkruara deri më 31 Mars të këtij viti. Modeli i parë i skemës lehtësuese do u ofrohet abonentëve familjarë që kanë detyrime të papaguara deri në 100 mijë lekë.

Debia do të mund të shlyhet nëpërmjet lidhjes së kontratës me gjashtë këste mujore dhe do të përfitohet një ulje e vlerës së kamatvonesës në 50%. Modeli i dytë përfshin abonentët që kanë detyrime deri në 300 mijë lekë. Kësaj kategorie do i ofrohet një skemë për shlyerjen e detyrimeve me 12 këste mujore dhe ulje të vlerës së kamatvonesës deri në 50%.

Modeli i tretë përfshin konsumatorët me debi deri në 600 mijë lekë. Nga aktmarrëveshjet e lidhura, shuma e detyruar do të mund të shlyhet me 24 këste mujore. Ndërsa në modelin e katërt do të bëjnë pjesë të gjithë ata konsumatorë familjarë që kanë një debi të akumualuar prej më shumë se 600 mijë lekë. Kjo kategori do të mund të shlyejë shumën e akumuluar me 36 këste mujore. Vlen të theksohet se të gjithë konsumatorët që do të lidhin aktmarrëveshje me OSHEE do të përfitojnë një ulje të vlerës së kamatvonesës prej 50%.