Socialistët në Gjirokastër e Vlorë nisin mbledhjen e firmave kundër Kokëdhimës?

7a4e9497b9ca559e1dcaa6a29a688076_LPartia socialiste në rajonin e jugut, Gjirokastër e Vlorë, është përfshirë së fundi nga debate me koordinatorin Koço Kokëdhima. Edhe pse u duk sikur pas Kongresit gjithçka u fashit, nuk ka ndodhur kështu. Në mbledhjen e mbajtur dy ditë më parë në Vlorë, pati akuza e kritika ndaj Kokëdhimës.

Sipas asaj që raporton gazeta Shqiptarja.com, deputetë të Gjirokastrës e Vlorës e akuzuan Koço Kokëdhimën për protagonizëm të lartë në parti, ndërsa thanë se ai ka përjashtuar gjithë strukturat ekzistuse të partisë, për t’i zëvendësuar krejtësisht me të reja, në kundërshtim me statutin.

Ndër kritikët ka qenë deputeti i Tepelenës, Dashamir Kamberi, i cili ka ngritur shqetësimin e mosrespektimit të të vjetërve dhe zëvendenësimin e tyre me të rinj, pa asnjë kontribut paraprak në PS.

Por duket se pakënaqësia ndaj Kokëdhimës, nuk ka mbetur thjesht në fjalë dhe kritika brenda mbledhjeve me strukturat e PS-së në Vlorë e Gjirokastër. Së fundi raportohet se prej ditësh ka nisur mbledhja e firmave në bazën e PS-së në Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Tepelenë e Memaliaj, me qëllim plotësimin e një peticioni i cili do t’i dërgohet kryetarit Rama, për largimin e Koço Kokëdhimës si koordinator i rajonit të jugut.

Edhe në forume të ndryshme në internet e rrjetet sociale ka sinjale për një lëvizje të tillë. Megjithatë mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme dhe për t’u konfirmuar nëse realisht kemi të bëjmë me një lëvizje në masë kundër Kokëdhimës, apo janë thjesht zëra të veçuar. Deputeti i Vlorës ndërkohë është në pritje edhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me fatin e mandatit të tij.

dhgjh