Socialistët vazhdojnë të ndajnë ‘tepsinë’, Ylli Muho emërohet në krye të Bordit të Kullimit Gjirokastër

Ylli Muho është emëruar në krye të Bordit të Kullimit në Gjirokastër, pozicion që vitet e fundit e mbante Kristaq Xha. Muho ka qenë ish kryetar i Komunës Antigone dhe prej korrikut 2015 ishte nënkryetar i Bashkisë Gjirokastër. Por ai u shkarkua nga kryebashkiakja Zamira Rami në shkurt të vitit 2017. Pas atij shkarkimi Muho hodhi akuza të rënda ndaj saj.  Ai e cilësoi Zamira Ramin si kryebashkiake arrogante dhe të paditur.  Bordi i Kullimit është një prej institucioneve që është paralajmëruar se do të shkrihet në kuadër të reformës në administratën shtetëtore. Por sidoqoftë kjo mbetet për t’u parë në muajt e ardhshëm.