Socialistët zgjedhin sot delegatët e Gjirokastrës, Libohovës e Dropullit

24634317869_57fb936e36_zPartia Socialiste zhvillon sot procesin e zgjedhjes së delegatëve në rajonin Vlorë-Gjirokastër.

Pritet që rreth 21 mijë anëtarë të PS-së të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Qendrat e votimit janë hapur që në orën 9 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 17:00. Votimi kryehet sipas parimit “një anëtar një votë’.

Vlora dhe Gjirokastra janë dy qarqe që kordinohen nga deputeti Koço Kokëdhima.

Në Kongresin që do të mbahet më 19 mars, Kokëdhima pritet të kandidojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së.