Socialisti i moshuar nga Dhoksati ka një kërkesë për Flamur Golemin

Në vijim të takimeve të tij derë më derë në Lunxhëri, kandidati për deputet i PS-së në Gjirokastër, Flamur Golemi, ndan me ndjekësit e tij në Facebook porosinë që i dha një socialist i vjetër në fshatin Dhokast.

Sipas Golemit, ai i ka kërkaur të mos shtyhet data e zgjedhjeve përtej 18 qershorit.

“Nga takimet derë më derë në Lunxhëri përveç shijes së mirë që më lë mikpritja dhe mbështja e pakursyer, mora edhe një “porosi” prej Thoma Mejdiut, këtij socialisti të vjetër nga Dhoksati, që i ndjek me vëmendje zhvillimet politike si të gjithë ne. ‘Të lutem doktor, zgjedhjet i duam në 18 qershor, nuk duhet të shtyhen. Mezi presim të të çojmë në Kuvend si deputetin tonë të ardhshëm”. E përcolla buzagaz këtë batutë të tij, duke e siguruar që Partia Socialiste ka për të marrë një fitore historike në këto zgjedhje, pavarësisht si mund të jetë rrjedha e negociatave për të kthyer në drejtimin e duhur PD-në e futur në qorrsokak prej disa muajsh. Ne jemi forca më e madhe në vend dhe zgjedhja e vetme për Shqipërinë që duam”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook.