Sondazhi/ Elhaida Dani në krye të klasifikimit me 10 mijë e 324 vota

elhaida-300x168Një sondazh i Wwibloggs ka ngjitur Elhaida Danin në krye të klasifikimit të konkurentëve që pritet të performojnë sot në mbrëmje në skenën e madhe të Eurovizion.

“Elhaida Dani me “I”m Alive” ka grumbulluar 10 mijë e 324 vota dhe ky duket se është një rikthim pasi siç tha ajo në një intervistë të fundit kishte humbur zërin dhe i duhej mos këndonte për tre ditë”, shkruan Wwibloggs.

Elhaida ka lënë pas Belgjikën dhe Rusinë duke dalë në vendin e parë.