Sondazhi i “Navigo Albania”: Zamira Rami dhe Luiza Mandi rezultojnë fituese

Zamira luizaSondazhet vijojnë të konfirmojnë se fitorja e së majtës në jug të vendit është e padiskutueshme, ndërsa konfirmojnë edhe njëherë diferencën e madhe të votave midis mazhorancës dhe opozitës.

Nga një sondazh i realizuar së fundmi nga Navigo Albania, rezulton se pas mitingjeve përmbyllëse të dy liderëve Rama dhe Basha në jug të Shqipërisë, sondazhet konfirmojnë fitoren e thellë të kandidatëve të ASHE-së, Zamira Rami në Gjirokastër, Gilberto Jaçe në Përmet, Luiza Mandi në Libohovë dhe Klement Ndoni në Këlcyrë.

Në Gjirokastër sondazhet tregojnë se Zamira Rami e propozuar nga LSI dhe e mbështetur nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane” pritet që të marrë 62.8% të votave, kundrejt kandidatit rival të PD-së, Igli Kokalari (APPD) me 30.2% të votave.

Ndërsa numri i të pavendosurve është 7 për qind, një shifër që nuk do të rrezikonte në asnjë rast rezultatin final.

Gjirokastra është një nga bashkitë më të rëndësishme të jugut që e majta ka vendosur që të kandidojë sërish një femër. Gjirokastra tashmë përfshin dhe zonat Picar, Çepo, Lazarat. Në Libohovë Luiza Mandi fiton me 53.2% të votave kundrejt 43% që merr rivali i saj Altin Çomo. Numri i të pavendosurve është 3.8%. Ndërkohë që te sondazhi i Libohova Online, Mandi kryeson me 4% të votave.