Sonte, nata më e ftohtë e janarit

ngricaSonte pritet të jetë nata më e ftohtë e janarit. Shërbimet sinoptike parashikojnë ngrica në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Temperatura më e ulët pritet të regjistrohet në Korçë me – 14 gradë.

Në Dibër e Kukës termometri pritet të regjistrojë – 12 gradë celcius. Nën zero do të jenë temperaturat edhe në Tiranë, me – 4 gradë. E ftohtë do të jetë edhe dita e enjte. Ngricat do të shoqërojnë veriu, verilindjen, juglindjen dhe zonat e tjera malore përgjatë gjithë javës.