“Sorkadhja e Labovës”, si e thërret mësuesi Stefan Miha ministren Kumbaro (FOTO)
April 17, 2017
Stefan Miha, ish- mësuesi i fshatit Labovë e Kryqit dhe që shpesh e kemi parë në rolin e ciceronit te Kisha e Shën Marias, ka krijuar një marrëdhënie të veçantë me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Kjo jo vetëm për faktin se Kumbaro bëri të mundur restaurimin e Kishës dhe rikonstruksionin e rrugës së fshatit, por ka një histori tjetër që i lidh të dy.
Gjyshi i ministres, Riza Kumbaro, ka qenë mësues në Labovë në vitin 1940 dhe Stefan Miha ishte një prej nxënësve të tij.
Sot sa herë që ministrja shkon në Labovë për të inspektuar punimet te Kisha, Stefan Miha e pret me fjalët “mirë se vjen moj sorkadhe e Labovës”.
/Libohova Online/