Sot 17 vjet nga vdekja e Nene Terezes

3. Nene TerezaSot bëhen 17 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes dhe të bekuarës së Vatikanit, Nënë Tereza. Pikërisht për nder t saj kjo ditë njihet botërisht si Dita Botërore e Bamirësisë.

Dita ndërkombëtare e bamirësisë u vendos në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve te Bashkuara, ku rezoluta e delegacionit shqiptar luajti një rol të rendësishëm që Dita Botërore e Bamirësisë të caktohej 5 Shtatori, data kur ndërroi jetë bamiresja dhe humanistja e madhe shqiptare, Nënë Tereza.

Prishtina e kujton sot nobelisten me një meshë solemne që mbahet ne Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, në orën 11:00, të cilën do ta prijë Ipeshkvi i Kosovës, Imzom Dodë Gjergji.

Në shumë postime në rrjetet sociale janë hedhur vlerësime për këtë figurë të papërsëritshme të kombit tonë. Ja si shprehet ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni: Më vijnë në mend fjalët e bamirëses shqiptare me zemër të madhe, Nënë Terezës:”Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në Tokë, vetëm gjëra të vogla me shumë dashuri”