Sot 23 vjet nga masakra greke e Peshkëpisë (VIDEO)

Më 10 Prill 1994, rreth orës 3, pas mesnatës, një skuadër paraushtarake me emri “PIRRO, që i përkiste organizatës terroriste greke e njohur “Fronti Për Çlirim e Vorio Epirit”- MAVI, e përbërë nga 8 persona, hynë 4 km në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kjo skuadër sulmoi godinën ushtarake në repartin e fshatit Peshkëpi në Dropull, ku mbetën të vrarë ushtari i shërbimit Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficerin Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Tepelena, si dhe plagosën 3 ushtarë të tjerë.

Pasi morën peng rreth 120 ushtarë të cilën kur u krye sulmi po flinin, grupi terroristë thërriste: “Këto i keni për Vorio Epirin, ne nuk kemi harruar”. Gjatë largimit skuadra terroriste e MAVI-t, morën me vete 15 automatikë të markës kallashnikov, prodhim kinez dhe dy arka me fishekë. Shtate autoret e kesaj ngjarje u kapen ne oret e para te 18 marsit 1995, ne rrethinat e fshatit grek Kastani teksa kishin deshtuar ne nje sulm tjeter ndaj Shqiperise.

Pas kontrollit ne oborrin e mjekut shqiptar ne Athine,Andrea Kokaveshi, u gjeten armet e grabitura ne Peshkepi si dhe shume prova te tjera.Por, megjithekete, Gjykata e Diktimit te Athines i lirio keta te gjithe ne 21 mars 1996, per mungese provash. Një prej të akuzuarve për këtë ngjarje ishte edhe shtetasi Fredi Beleri, i cili kandidoi për kryetar bashkie në Himarë në vitin 2015.

Te akuzuarit si autore te masakres janë:

1- Jorgo Anastasulis, 34 vjec, oficer i ushtrise greke

2-Apostolos Karvelas, 26 vjec, punonjes i policise greke

3-Mario Kutullas, 25 vjec, qytetar shqiptar banues ne Athine,puntor

4-Fredi Beleri, 23 vjec , qytetar shqiptar ne Athine, hidraulik

5-Jorgo Kristo, 26 vjec, qytetar shqiptar banues ne Athine

6-Harallamb Papa, 21vjec, qytetar shqiptar banues ne Athine, punetor

7-Jorgo Papa, 30 vjec, qytetar shqiptar , teknik frigoriferesh