Sot kulmi i vapës, ja ku temperatura maksimale do të arrijë në 40 gradë

Të premten kulmon moti i nxehtë në të gjithë vendin ku pritet që temperaturat do të ngjiten mbi 33 grade C në të gjithë vendin, njofton Meteoalb.

Maksimumi ne vend do te ngjitet mbi 40 grade C (sot eshte shenuar 39.2 grade C ne Berat).

Pasditja do te sjelle vranesira kalimtare ne veri dhe qender ndersa mot i kthjellet ne pjesen tjeter te territorit.

Zona më e nxehtë do te jete nga Elbasani në Memaliaj, shtrirje veri – jug dhe nga Çorovoda në Fier, shtrirje Lindje – Perendim.