Spektakël te Pazari Gjirokastrës, këngë dhe valle nga Ansambli i Egjiptit dhe Lunxhërisë (FOTO)

Në Gjirokastër, fundjava ofroi një shfaqje kulturore unike për qindra vizitorë që kanë nisur vizitat që prej prillit. Ansambli Kombëtar i Egjiptit performoi në Pazarin historik të Gjirokastrës, krahas Ansamblit lokal “Lunxheria”, duke sjellë një atmosferë të pazakonte festive në “Qafën e Pazarit”.

Takimi i dy kulturave çeli siparin e aktiviteteve kultutore, që “TID”, një organizatë lokale do të sjellë përgjatë të gjithë sezonit turistik në Gjirokastër. Dorian Llongo, njëri prej organizatorëve të kësaj shfaqjeje, tha se rijetëzimi i qendrës historike kërkon jetë aktive kulturore. Pritet që një seri koncertesh, që do të kulmojnë në korrik e gusht, të mbështeten nga donatorë të shumtë.

Pazari u përfshi nga ngjyrat e Ansamblit të Egjiptit dhe polifonia e vallet popullore të Jugut. Shumë turistë e vizitorë iu bashkuan festimeve dhe vallëzimit në qendrën historike, deri në orët e mbrëmjes. Pjesë e takimit të të dy kulturave u bënë më shumë se 30 artistë dhe një numër vullnetarësh që do të angazhohen përgjatë të gjithë sezonit për të ndihmuar vizitorët.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!