Spiro Ksera kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit

spiro-ksera-qeliIsh-ministri Spiro Ksera ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Ka kaluar rreth 1 javë kur ish-ministri u arrestua në Dervicjan të Gjirokastrës, pasi Prokuroria kishte lëshuar fletë-arrest me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Ksera ka mohuar të gjitha akuzat dhe e cilësoi arrestim politik ndalimin e tij.

Tashmë ai kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit, seancë e cila pritet që të zhvillohet këtë javë. Bashkë me Kserën, ka apeluar vendimin edhe ish-vartësi i tij Artevis Mene, ndaj të cilit u vendos arrest me burg.

Ksera akuzohet për vjedhjen e 300 milionë Lekëve të vjetra, kurse avokati i tij Genci Gjokutaj e ka cilësuar arrestimin të paligjshëm.