Spitali i Gjirokastrës i zgjidhi të tëra problemet, tani bëjnë tender për…murin rrethues

Situata në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër është denoncuar shpesh në media. Në disa raste është evidentuar lagështia nëpër mure, herë të tjera mungesa e shtretërve, papastëria apo shumë probleme me të cilat përballet ky spital. Por në kushtet kur mungojnë këto gjëra të domosdoshme për mjekët dhe pacientët, spitali kryen investime të atilla që ndoshta mund të presin pasi nuk lidhen direkt me përmirësimin e shërbimit për pacientët. I tillë është investimi në murin rrethues. Tenderi i hapur disa javë më parë ka një vlerë rreth 17.5 milionë lekë të vjetra me TVSH. Siç shihet në dokumentin që sjell ArgjiroLajm.net, objekti i tenderit është ‘Rrethimi i jashtëm i murit të spitalit ‘Omer Nishani’ Gjirokastër’. Afati për dorëzimin e ofertave është mbyllur më datë 20 shkurt.

©ArgjiroLajm.net