Spitali rajonal i Gjirokastrës pa ngrohje, pacientët përballen me të ftohtin [VIDEO]

21449183Edhe pse u nevojitet kujdes maksimal, pacientët që sapo kanë dalë nga operacioni përballen me të ftohtin, pasi ngrohja mungon në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Batanijet, veshjet e rënda dhe furnelat e marra nga shtëpitë mbeten të vetmet zgjidhje për të përballuar të ftohtin e acartë të këtij dimri.

Thuhet se ekziston një kaldajë për ngrohjen totale të godinës, por sipas pacientëve asnjëherë nuk është vënë në përdorim, ndërsa sipas dokumentave është kryer blerja e karburantit të nevojshëm.