Spotet e fushatës: Zamira Rami, Igli Kokalari dhe Luiza Mandi [VIDEO]

fdgkdfhgdfkjDy kandidatët për Bashkinë Gjirokastër, Igli Kokalari dhe Zamira Rami, prej disa ditësh kanë shpërndarë në internet spotet e tyre elektorale, spote që transmetohen edhe në mediat lokale. Në ndryshim nga ato spotet e shkurtër që shohim në mediat kombëtare, spoti i Kokalarit dhe Ramit kanë një kohëzgjatje të madhe. 2 minuta e 40 sekonda është spoti i kandidatit të opozitës dhe 3 minuta e 32 sekonda është spoti i kandidates së mazhorancës. Natyrisht që spote kaq të gjatë e shpërqëndrojnë vëmendjen nga mesazhi kreysor dhe ka pak shanse që të ngelet diçka në mendjen e audiencës, qoftë edhe një frazë apo batutë e vetme.

Sa i përket cilësisë së montazhit dhe pamjeve, spoti i Ramit është dukshëm më lart se ai i Kokalarit. Të dy kanë përfshirë në klip takime të ndryshme gjatë fushatës. Kandidatja e koalicionit të majtë, në një frangment të spotit shfaqet edhe me fëmijët e saj, por jo me bashkëshortin. Kokalari nga ana tjetër nuk e tregon dimensionin e tij familjar. Ai shfaqet në një fragment me kitare anës liqenit të Viroit, për të dhënë mesazhin e një njeriut që përveç profesionit të mjekut ka edhe pasione të tjera në jetë. Protagonistë të të dy spoteve janë edhe fëmijët.

Sa i përket shikimeve në YouTube, spoti i Ramit është gati dyfish më i klikuar se spoti i Kokalarit. Ndërkohë për Bashkinë Libohovë, nuk ka spote të mirëfillta elektoral nga kandidatët Çomo e Mandi. Kjo e fundit ka shpërndarë sot në faqen e saj në Facebook, vetëm një klip ku bëhet thirrje për të votuar numrin 2, numër që Mandi e mban në fletën e votimit për zgjedhjet e së dielës. Më poshtë mund t’i shihni të 3 videot.