Spoti i përgatitur për vizitën e Papës në Shqipëri (Video)

Në prag të vizitës së Papa Franceskut një spot 53 sekonda i dedikohet ardhjes së Atit të Shenjtë në vendin tonë. Spoti fillon me një përshkrim të situatës në Shqipëri gjatë Komunizmit, kur u dëmtuan objektet e kultit dhe u dogjën e shkatërruan librat fetarë. Këto pamje shoqërohen edhe me arsyen e vizitës së Papës në vendin tone “Kam ndërmend të shkoj në Tiranë dhe të dëshmoj inkurajimin tim dhe dashuri për një vend që ka vuajtur për një kohë të gjatë si pasojë e një ideologjie të së kaluarës”.

Në Tiranën tashmë në një atmosferë ndryshe, ku fotot e 40 martirëve të Kishës Shqiptare janë vendosur përgjatë Bulevardit qendror, përcillet mesazhi “Së bashku me Zotin drejt shpresës që nuk zhgënjen”.