Stadiumi i ri “Ali Pasha Arena”, Tritan Shehu mërzitet me Tërmet Peçin

Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ka vendosur që të ndërtojë një stadium në qytet. Bëhet fjalë për “Ali Pasha Arena”, një stadium që kryebashkiaku mendon se mund të behet realitet në qytetin jugor.

Pas këtij lajmi ka reaguar Tritan Shehu, deputeti i qarkut te Gjirokastres ku përfshihet edhe Tepelena.

Përmes një statusi në Facebook, Shehu shkruan:

CINIZEM DHE TALLJE E TERMET PECIT ME BANORET E TEPELENES E HALLET E TYRE!

Lexoj se Termet Peci ka nje “vizion te ri”, premton per ndertimin e nje stadiumi modern ne Tepelene, mbasi zgjidhi te gjitha problemet e atyshme!

Tepelena meriton dhe i duhet jo vetem stadium, por shume me teper se aq.

Por ironia qendron ne faktin qe Termeti perpara se te kerkoje te “hutoje” tepelenasit me Stadiumin “Ali Pasha”, duhet te flase e te perballet me varferine e tej skajeshme aty, papunesine masive, perkrahjen sociale te pergjysmuar, nepotizmin, te shpjegoje pse Spitali e shendetesia eshte ne ate gjendje mjerane, si mundet qe ujrat e zeza te Tepelenes te derdhen ne Vjose….

Per te vazhduar me ujin e pijshem qe mungon , infrastrukturen rrugore mesjetare per Lopes, Salari, Mezhgoran, Lekel, Koder, Mamaj etj etj.

AI DUHET TE JAPE LLOGARI PER BUJQESINE E BLEKTORINE PA MBESHTETJE E TE SHKATERRUAR EDHE NGA DROGA, E CILA VECSE KA SJELLE VARFERI E TERROR PER FSHATARET, POR MILIONA PER GRUPET KRIMINALE E ATA QE BASHKEPUNOJNE…..

Dhe Termeti kete duhet ta dije shume mire kete…..

Eshte detyre ligjore kjo e Kryetarit te Bashkise, per te cilen ai duhet te pergjigjet.

LE T’I LEME “SHAKATE”, TE THEMI TE VERTETEN, ASGJE NUK ESHTE BERE E NUK DO TE BEHET PER QYTETARET NGA KETA RILINDAS.

Vecse jane shfaqur disa Termete shkaterruese, qe mund te behen fatale keta sic i parashikoi edhe Qeveria, nqs do te heshtet gjate!!!