Statistikat e frikshme/ Spanja na ka mundur pesë herë, edhe 9 me 0
October 7, 2016
Shqipëria dhe Spanja do të takohen të dielën, në orën 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, në kualifikuesen e tyre të tretë në Grupin G. Kuqezinjtë janë me pikë të plota pas dy sfidave të para (kanë fituar 2-1 ndaj Maqedonisë dhe 2-0 në Lihtenshtejn), ndërsa iberikët kanë 4 pikë nga 6 të mundshme për momentin (kanë mundur 8-0 Lihtenshtejnin dhe barazuan 1-1 në Itali).
Përplasja mes dy kombëtareve në fjalë do të jetë e pesta në histori, mes shqiptarëve dhe spanjollëve në futboll. Të gjitha duelet e kaluara janë fituar nga “La Roja”, ndërkohë që golaverazhi është shumë negative për kuqezinjtë. Përballë 24 golave të shënuar në pesë ndeshjet e shkuara nga Spanja, ne kemi realizuar vetëm 2 herë, me anë të Sokol Kushtës dhe Shkëlqim Muçës.
Ndaj këtij kundërshtari, që ka fituar Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës, i përbërë nga yje të Barcelonës, Real Madridit, Bayern Munich etj, kemi pësuar humbje të thella, dy herë me 5 gola, ndërsa një herë tjetër me 9 gola të pësuar. Pra, hendeku i madh që ekziston mes dy kombëtareve nuk evidentohet vetëm në klasifikimin përkatës aktual, që kanë në renditjen mujore të FIFA-s (Spanja e 11-ta, ndërsa Shqipëria e 40-ta), por edhe në shifrat e cituara më lart.
Pa hyrë më tej në vlerën totale të lojtarëve që e përbëjnë kombëtaren iberike të momentit, në raport me këtë vlerë të kuqezinjve, nën urdhërat e De Biazit. A mund të derivojmë së këndejmi produktin e pritshëm të përplasjes së të dielës në “Loro Boriçi”?
Logjikisht po, por ndonjëherë futbolli luhet e flet dhe me zemër, me shpirt gare, me anagazhim maksimal, çka kuqezinjve nuk u kanë munguar asnjëherë përballë “big”-ëve të kontinentit tonë e më tej./telesport