“Stolitë e Antigonesë”, aktivitet për promovimin e parkut në qytetin antik (FOTO)

13219570_10205428197618122_2106004517_n (1)“Stolitë e Antigonesë”, ky ishte aktiviteti i zhvilluar sot në parkun e qytetit antik.

Të pranishëm ishin drejtues të pushtetit lokal në Gjirokastër, Libohovë e Dropull, si dhe deputetë të qarkut dhe qytetarë të zakonshëm.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin vizita në monumentet historike të qytetit antik, panair me gatimet e zonës, ekspozita me fotografi, si dhe interpretime nga grupe polifonike.

“Stolitë e Antigonesë” është një event i përvitshëm që synon promovimin e këtij parku arkeologjik në funksion të turizmit dhe zhvillimit të zonës.

|Libohova Online|

13162095_10205428197578121_532952072_n13162345_10205428198858153_24303816_n13187872_10205428197538120_1973181108_n (1)13219570_10205428197618122_2106004517_n