“Stolitë Tona”, hapet sezoni turistik në Antigone (FOTO)

Ditën e sotme u zhvillua aktiviteti “Stolitë tona” në Antigone në kuadër të hapjes së sezonit turistik për vitin 2019.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm deputetja e qarkut Gjirokastër Mirela Kumbaro, kandidati për kryetar bashkie për Gjirokastrën Flamur Golemi, kryetari i këshillit të qarkut Armand Hila, drejtues të institucioneve në nivel vendor, si dhe prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj.

Ky aktivitet po kthehet në një traditë të përvitshme me qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në qark dhe u shoqërua nga një sërë veprimtarish artistike, si parada e kostumeve tradicionale të krahinave të qarkut Gjirokastër, ekspozita e punimeve artizanale, koncert me valle dhe këngë polifonike të performuara nga ansamble të ndryshme të zonës së Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Libohovës, Dropullit dhe Delvinës.