Studimi/ Sa i madh duhet gjoksi që ta pëlqejnë meshkujt

Kjo është një pyetje e vjetër, por që ende e prek kureshtjen e shumë personave: cila madhësi e gjoksit është më e mira?

Një grup i shkencëtarëve janë bashkuar për ta gjetur përgjigjen një herë e përgjithmonë, shkruan Telegrafi.

Hulumtuesit kanë anketuar 200 meshkuj, duke i pyetur për preferencat e tyre gjatë kohës që u kanë shfaqur imazhe të madhësive të ndryshme të gjokseve – secila palë e gjokseve kishte pasur madhësi të ndryshme dhe meshkujt është dashur t’i renditin fotografitë në bazë të joshjes seksuale.

Shkencëtarët zbuluan se shumica e pjesëmarrësve, të cilët ishin nga Brazili, Kameruni, Çekia dhe Namibia, kishin preferuar gjokse të madhësisë mesatare dhe madhësisë së madhe. Gjithashtu, aq më të forta gjokset, aq më joshëse për meshkujt.

Por, kjo nuk është e gjitha! Në letrën hulumtuese gjithashtu shkruan se edhe një pjesë e pjesëmarrësve i kishin vlerësuar gjokset e vogla si më joshëset.

Pra, me këtë pjesë, studimi e konfirmon atë që të gjithë e kemi ditur: meshkujt i duan gjokset. Të mëdha, të vogla apo të mesme? Nuk ka rëndësi – meshkujt, thjesht i duan gjokset!