Studimi/ Shqiptarët, gjysma e popullit ka Facebook

f_1Në bazë të raportit të fundit të Internet World Stats, të dhënat e nëntorit të vitit të shkuar tregojnë se në Shqipëri numri i përdoruesve të rrjetit social Facebook ka arritur 1.3 mln, me një rritje prej 16 % krahasuar me vitin 2014, numri gjatë të cilit ishte 1.1 mln.

Sipas një krahasimi rajonal, shqiptarët nuk rezultojnë përdoruesit më aktivë të Facebook.

Shqiptarët e kanë 44.9 % shkallën e penetrimit të këtij rrjeti social, duket se performancë më të ulët kanë treguar Kosova, me 31 %. Edhe përdoruesit e Bosnjë-Hercegovinës kanë një shkallë më të ulët penetrimi, prej 39.2 %

Shtete të tjera fqinje si Maqedonia kanë shkallë të lartë penetrimi, prej 46.5 % dhe Serbia me 50.6 %.

Mali i Zi udhëheq në rajon me 51.4% shkallë penetrimi në rrjetin social Facebook.