Sulltan Novruzi, në Teqenë e Zallit mungon Babai

Besimtarët bektashinj në Gjirokastër i janë drejtuar sot Teqesë së Zallit për të kryer ritualet e tyre me rastin e Sulltan Novruzit.

Por shumë prej tyre janë befasuar pasi aty nuk ndodhej Babai i teqesë për t’i pritur dhe për të përcjellë urimet e tyre.

Duke folur për mediat disa prej besimtarëve i kanë bërë thirrje Kryegjyshatës që të mos e lërë pa Baba këtë objekt kulti të rëndësishëm për Bektashizmin në jug të vendit./ArgjiroLajm.net