Sulltan Novruzi, Teqeja e Melanit në pritje të besimtarëve (FOTO)

Në prag të kremtimit të festës së Sulltan Novruzit, në Teqenë e Melanit pranë fshatit Nepravishtë po bëhen përgatitjet e fundit në pritje të pelegrinëve nga Libohova, Gjirokastra dhe gjithë zona përreth.

Çdo 22 Mars besimtarë të shumtë shkojnë në Melan, i cili përveçse një vend i shenjtë është gjithashtu edhe një vend piktoresk, i vendosur sipër një kodre nga e cila e shikon të gjithë Luginën e Drinos.

Teqeja e Melanit është një qendër e rëndësishmë fetare në jug të vendit për besimtarët myslimanë bektashi, të cilët çdo vit shkojnë aty për të festuar Bajramin e Madh, Bajramin e Vogël dhe Sulltan Novruzin.

Në këtë objekt kulti me vlera të rralla arkitekturore dhe historike ka qëndrim të përhershëm një dervish.

/Libohova Online/