“Sulltani” i Turqisë, Erdogan fiton sërish zgjedhjet presidenciale

10521530_10152362072143577_9050289017582860914_nRecep Tayyip Erdogan është Presidenti i ri i Turqisë. Këtë e ka bërë të ditur ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag. në faqen e tij zyrtare në twitter.Sipas llogaritjeve të televizionit shtetëror turk, erdogan ka fituar me 52 përqind të votave të 98 përqind të fletëve të votimit të përpunuara deri tani.Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë  76,6% dhe duke kaluar kuotën 50%, erdogan ka fituar pa qenë nevoja të kalojë në balotazh.

Kandidati kryesor i opozitës, Ekmeleddin Ihsanoglu, ka marrë 38,8% dhe ka bërë të ditur publikisht se i ka humbur zgjedhjet.Kandidati i tretë, kurdi, Selahattin Demirtas, është ndalur tek 9,2%. Këto ishin votimet e para të kryetarit të shtetit të zgjedhur në mënyrë direkte nga populli.Komenti i parë zyrtar i Presidentit tashmë të zgjedhur turk, Erdogan ishte: vendi ka zgjedhur, do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe të përmirësojmë demokracinë”.