Superfuqia e trajnerit të palestrës: Seks me 2500 femra për10 vjet!

61797288-780x439 (1)27 vjeçari Danny Wagster nga Manchesteri ka patur marrëdhënie seksuale me 2500 femra dhe tregon me shumë krenari sesi ka nisur çdo gjë.

Danny është rritur me një baba i cili ka patur 12 fëmijë me 5 partnere të ndryshme. Ai aktualisht punon trajner në një palestër dhe duket se kjo është dhe njëra nga arsyet për marrëdhëniet e shumta seksuale.

27 vjeçari tregon se edhe gjatë marrëdhënies së tij dyvjeçare, e ka tradhtuar të dashurën 50 herë, dhe pavarësisht se kjo gjë e bën të ndihet keq, Danny justifikohet me faktin se ishte i ri.

Ai e përshkruan jetën e tij seksuale si një skenar i një filmi aksion, që filloi kur ishte vetëm 18 vjeç.

3395207F00000578-3561326-image-a-8_1461758318715

“Ato më ngacmojnë të parat dhe unë përfitoj nga rasti. Kam patur dhe marrëdhënie seksuale treshe, madje një ditë bëra seks me 4 femra të ndryshme. S’pata kohë të ndërroja as çarçafët. Shumicën e kohës ato janë të pashme, por nëse ndodh e kundërta sepse mund të kem qenë pak i dehur, unë u thërras një taksi dhe u kërkoj të ikin në shtëpi. Nuk më pëlqen të përdor mjete mbrojtëse, pasi ato ulin nivelin e kënaqësisë. Për këtë arsye, 4 prej vajzave me të cilat kam shkuar në shtrat, mbetën shtatëzanë, por të katërta abortuan” ka treguar ai.

27 vjeçari thotë që e ëma nuk e aprovon këtë stil jetese, dhe për këtë arsye ata nuk flasin më me njëri-tjetrin. Ndërkohë përsa i përket martesës, Danny ka sqaruar se nuk ka ndërmend t’i futet një angazhimi të tillë derisa të gjejë personin e duhur.