Surpriza në formacionin e De Biasit për miqësoren me Marokun

de-biasi-550x381 (1)Gianni De Biasi do të ketë mundësi në mbrëmje të testojë lojëtarët e tij për eliminatoret e Botërorit 2018. Miqësorja me Marokun në stadiumin e Shkodrës, e para ndeshje që luhet pas rikonstruksionit të tij, do t’i shërbejë teknikut për të provuar të tjerë lojëtarë pas largimit të kapitenit Cana apo ikjeve tek Kosova të disa të tjerëve.

Ndeshja e parë zyrtare për Botërorin do të jetë ajo e 5 shtatorit kundër Maqedonisë, që do të luhet po në këtë stadium.

Trajneri pritet të luajë me skëmën 4-1-4-1. Ai do t’i kushtojë vëmendje mbrojtjes, që çalon vazhdimisht, por edhe mesfushës.

Skuadra e tij nuk do të ketë as në këtë miqësore karakter sulmues.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, i cili nuk po aktivizohet më te Lazio dhe është në kërkim të një skuadre të rej.

Në qendër të mbrojtjes do të jenë Mavraj e Gjimshiti, që së fundi firmosi me Avellinon në Serie B.

Elseid Hysaj do të jetë si gjithnjë në të djathtë.

Në të majtë nuk do të jetë Agolli, por Lenjani. Dhe kjo do të jetë supriza e këtij formacioni.

Xhaka do të jetë i vendosur mes mbrojtjes e mesfushës, pas Kaçes e Abrashit.

Në krah të mesfushës janë Gashi e Hyka që zë vendin e Lenjanit.  

Cikalleshi do të jetë në sulm.

Kjo pritet të jetë skuadra që do ta nisë lojën. Miqësorja do të jetë një mundësi për të gjithë, pasi zëvendësimet janë të shumta.