Surpriza në ndeshjen me Zvicrën, një flamur gjigand “pushton” stadiumin

auto_tifozet1413227852Në një lidhje direkte nga Parisi për emisionin “Opinion” gazetari Dritan Shakohoxha ka zbuluar disa detaje interesante nga kampi i kuqezinjve. Shako tha se në stadiumin prej 35 mijë vendesh të Lensit ku do të luhet ndeshja me Zvicrën do të ketë një numër të madh shqiptarësh ndërsa mijëra të tjerë do të grumbullohen në shesh për shkak se nuk kanë gjetur biletë.

Gazetari tha se tifozët kanë përgatitur një flamur gjigant të cilin do ta shpalosin në stadium ne ndeshjen me Francën. “Është për tu hapur në ndeshjen me Francën. Është një djalë nga Dibra e Madhe. Është një flamur gjigant. Jemi përpjekur ta kontaktojmë, nuk ka pranuar sepse do që kjo gjë të publikohet në stadium. “Është 70 m i gjatë dhe 30 m  i gjerë. Është shumë më i madh se ç’duhet. Kanë marrë një “ok” nga UEFA për ta hapur. Çdo banderolë, çdo flamur që ke vendosur ta hapësh në stadium do të kontrollohet nga stuartët, nga UEFA, dhe ato që janë të papranueshme, nuk do të lejohen.” –tha ai.

Përsa i përket formacionit, të ndeshjes së të premtes me Zvicrën, Shakohoxha tha se në stërvitjen e fundit ishte provouar një skemë që sipas tij me 99% mund të jetë ajo finale.

“Zërat thonë që stërvitja është bërë në këtë mënyrë. Në qendër të mbrojtjes do të jenë Mavraj dhe Cana. Pastaj Ansi Agolli në krahun e majtë dhe Hysaj në të djathtin. Sigurisht Etrit Berisha në portë. Ndryshimi është që Burim Kukeli sipas shumë gjasave do të luajë që nga minuta e parë përpara mbrojtjes. Në mesfushë janë Xhaka, Abrashi, Odise Roshi dhe Lenjani. Ndërsa  në sulm ai që e fitoi me gola vendin që nga minuta e parë, Armando Sadiku” – tha Shakohoxha.