Surprizë! Le Figaro rendit Shqipërinë në 5 destinacionet turistike të 2016-ës

 Surprizë! Le Figaro rendit Shqipërinë në 5 destinacionet turistike të 2016-ës

Favim.com-castle-of-gjirokastra-albania-481415“Le Figaro”, e ka renditur Shqipërinë mes 5 destinacioneve që duhen vizituar në 2016-n, krahas Kubës, Rusisë, ishujt e Cape Verde dhe Slloveninë, ku vendi ynë renditet i katërti, përpara Sllovenisë.

Gazeta e quan Shqipërinë surprizë në klasifikim, ashtu siç ishte suprizë dhe në futboll, kur arriti që të kualifikohej për në 2016. Kërkimet për të vizituar Shqipërinë nga Franca janë rritur me 10% nga 2014 në 2015, ndaj ky destinacion mund të shohë një zhvillim të turizmit në 2016.

Mes parqeve kombëtare dhe plazheve befasues, Shqipëria rekomandohet si një vend që ka shumë për të ofruar.

Vendet që rekomandohen për t’u vizituar janë xhamia e Ethem Bej në Tiranë, me tavanin e saj plot ngjyra. Një shëtitje në rrugët e ngushta të stilit otoman në Gjirokastër, si dhe qyteti i një mijë e një dritareve në rrëzë të malit. Nuk duhen lënë pa vizituar dhe rrënojat antike të stilit bizantin në qytetin e Apolonisë.

Artikulli shoqërohet dhe me një foto të Kalasë së Shkodrës, që gjendet në një prej qyteteve më të vjetra të vendit.

Lë Figaro shkruan se 50% e francezëve nuk e dinë ku të shkojnë për pushimet e ardhshme. Nga një vit në tjetrin, ata dëshirojnë të ndryshojnë, destinacionet e ëndërruar nuk janë të njejtë. Sipas Jonathan Varrin, përgjegjës për tregun në Skyscanner, zakonet janë duke ndryshuar në drejtim të destinacioneve çdo vit.

Duke qenë se një në dy francezë nuk e di se ku do të shkojë, Le Figaro ka bërë këtë guidë të destinacioneve të rekomanduara për 2016, ku për fat të mirë renditet dhe Shqipëria./Monitor

Libohova Online