Syri i Kaltër: Bukuri mahnitëse por, ambient i ndotur

 Syri i Kaltër: Bukuri mahnitëse por, ambient i ndotur

Syri_i_KalterFare pranë qytetit të Sarandës, Syri i Kaltër është një pikat me te veçanta turistike ne jug te vendit. Ne çdo dite te vitit e veçanërisht tani ne vere, ne ketë zone ku uji buron papushim, vijnë dhjetëra vizitore, vendas dhe te huaj. Ata qe shkojnë për here te pare ne Syrin e Kaltër, shprehen te mahnitur me bukurinë e natyrës dhe veçantinë e këtij burimi. Por, kur flitet për infrastrukturën dhe pastërtinë e kësaj pike turistike edhe këtu ka probleme. Mjafton te hedhesh sytë përreth zonës dhe ve re mbeturina te hedhura përtokë.

Ndërkohe rruga qe te çon drejt Syrit te Kaltër është e dëmtuar dhe pa asnjë investim. E nëse pjesa mahnitëse dhe çlodhëse është burimi i Syrit te Kaltër, ana tjetër e medaljes është liqeni me te njëjtin emër I cili ndodhet pak kilometra larg pikës turistike. Niveli i ndotjes dhe era e keqe e bën gati te pamundur qëndrimin ne ketë zone. Sot vendit nuk i mungojnë pikat turistike dhe as interesi I vizitoreve. Por ato kane nevoje për mirëmbajtje dhe investime./Vizion Plus

Libohova Online