Tahiri në Gjirokastër: Bashkëpunim me vendorët për luftën kundër drogës

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke hyre ne takim me kreret e Policise se Qarkut te Gjirokastres. Policia e Shtetit po zhvillon qe prej tre ditesh nje aksion ne fshatin Lazarat me qellim asgjesimin e nje siperfaqe te identifikuar te kultivuar me kanabis sativa.
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke hyre ne takim me kreret e Policise se Qarkut te Gjirokastres. Policia e Shtetit po zhvillon qe prej tre ditesh nje aksion ne fshatin Lazarat me qellim asgjesimin e nje siperfaqe te identifikuar te kultivuar me kanabis sativa.

“Punonjësi i policisë ka kuptuar që rruga e vetme për të bërë detyrën është nëpërmjet etikës, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit brenda vetë radhë të policisë, duke luftuar çdo fenomen paligjshmërie, informaliteti dhe kriminaliteti”, deklaroi sot nga Gjirokastra, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas analizës vjetore tē Policisë Vendore të Gjirokastrës por vitin 2015, Tahiri tha në një prononcim për mediat se rezultatet optimiste të arritura deri tani nga uniformat blu dëshmojnë se viti 2016 do të jetë edhe më i mirë sesa vitit 2015, vecanërisht përsa i përket punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

“Kultivimi i bimëve narkotike mbetet problem. Viti 2015 tregoi që puna e policisë ishte shumë e mirë në parandalimin e kultivimit, në luftën kundër kultivimit. Dhe është kjo arsyeja pse në të gjithë Shqipërinë u kultivua 8 herë më pak, është kjo arsyeja që bashkëpunimi me Guardia di Finanza na prodhoi një raport fotografik mjaft të mirë të hartës së të gjithë Shqipërisë me parcelat e identifikuara. Eshtë kjo arsyeja pse u raportua edhe nga partnerët dhe nga Policia e Shtetit që nga gjithë sipërfaqja e fotografuar u shkatërruan 99.6 %”, tha Tahiri për mediat.

Ministri theksoi se do vijojë bashkëpunimi me pushtetin vendor, me të gjithë ata që kanë zë në kapitull që të parandalojmë maksimalisht kultivimin dhe të luftojmë maksimalisht fenomenin.

Gjithashtu, Tahiri tha se po bashkëpunojmë ngushtësisht me agjencitë e tjera ligjzbatuese, veçanërisht organet tatimore dhe doganore për të parandaluar dhe për të luftuar informalitetin në tërësi dhe kontrabandën në veçanti.