Takime me qytetarët, Lulzim Basha rikthehet në Libohovë të premten

11000214_1408879486099879_4033636109571316397_oNë kuadër të takimeve në jug të vendit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të ndalet të premten edhe në Libohovë.

Pritet që ai të zhvillojë një takim në shesh me qytetarët në orën 19:00, për të diskutuar problematikat që shqetësojnë libohovitët.

Basha rikthehet në Libohovë pas takimeve të mëparshme në kohën e fushatës për zgjedhjet lokale, kur mbështeste kandidatin Altin Çomo.

Të premten kreu i opozitës do të ketë gjithashtu takime edhe në Gjirokastër.