Takimi me Kryeministrin, Mandi falenderon të rinjtë e Libohovës: Vota juaj bën diferencën më 18 qershor
Kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi ka shpërndarë një mesazh falenderues në faqen e saj në Facebook për të rinjtë që ishin sot pjesë e takimit me kryeministrin Edi Rama në Gjirokastër. Sipas Mandit, vota e të rinjve do të bëjë diferencën në 18 qershor.
“Falenderoj të rinjtë, në mënyrë të veçantë ata nga Bashkia Libohovë, që ishin sot pjesë e takimit me kryeministrin Edi Rama në Gjirokastër. Vota e të rinjve, sidomos atyre që votojnë për herë të parë, do të bëjë diferencën më 18 qershor, datë shumë e rëndësishme kur Shqipëria vendos përfundimisht të vazhdojnë reformat dhe projektet transformuese për vendin. Shqipëria s’ka për të hyrë në çadër dhe kjo s’ka më asnjë dyshim, sikundër as që mund të diskutohet se një grup njerëzish të dëshpëruar për pushtet do të mund të bllokojnë reformën në drejtësi”, shkruan kryebashkiakja e Libohovës.